Bebe Rexha nominohet për tri çmime, do të performojë në ‘Billboard Music Awards 2023’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të jetë pjesë e mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, Billboard Music Awards 2023, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se ajo është nominuar në këtë event në tri kategori: “Bashkëpunimi më i mirë”, “Top Billboard Global Song” dhe “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për hitin “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

Krahas shpresës për të fituar njërën nga këto çmime, 34-vjeçarja do të jetë në ngjarjen e madhe edhe për të performuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një postim të bërë nga Billboard Music Awards në Instagram, këngëtarja shqiptare është paraqitur si pjesë e listës së artistëve që do të performojnë.

Ajo do të këndojë live këngën e saj më të fundit “One in a milion”, shoqëruar nga DJ David Guetta.

Billboard Music Awards 2023 do të mbahet të dielën e 19 nëntorit në ‘Arena Paradise’ në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bebe Rexha këtë vit ka qenë e nominuar edhe për çmimet e rëndësishme: “Grammy” dhe MTV Video Music Awards.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bebe Rexha nominohet për tri çmime, do të performojë në ‘Billboard Music Awards 2023’ appeared first on Albinfo.