minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

BLANCO i bashkohet Sunny Hill Festival 2026

0
BLANCO i bashkohet Sunny Hill Festival 2026

BLANCO është artisti më i ri i konfirmuar për Sunny Hill Festival, duke iu bashkuar listës së emrave që do të performojnë në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon, përcjell albinfo.ch.

Lajmi është bërë i ditur nga organizatorët e festivalit përmes rrjeteve sociale, ku kanë shprehur entuziazmin për pjesëmarrjen e artistit italian.

“BLANCO i bashkohet listës së artistëve të Sunny Hill dhe e dimë që do të jetë një atmosferë e jashtëzakonshme!”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Advertisement

Edicioni i këtij viti i Sunny Hill Festival do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht 2026 në Prishtinë, ku për tri net me radhë do të ngjiten në skenë artistë të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë.

Organizatorët kanë paralajmëruar se edhe emra të tjerë të njohur do të zbulohen në ditët në vijim, ndërsa festivali pritet të mbledhë mijëra adhurues të muzikës nga Kosova, rajoni dhe më gjerë. /Albinfo.ch

The post BLANCO i bashkohet Sunny Hill Festival 2026 appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit