
Më 23 maj, në Bibliotekën Pestalozzi në Cyrih do të mbahet një aktivitet i veçantë kulturor ng sfera e arteve pamore. Është fjala për promovimin e librit të studiuesit të artit, Prof. Dr. Ilir Muharremi “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”, njofton albinfo.ch.
Në panel do të jetë edhe artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Sislej Xhafa.
Ky aktivitet sjell një vështrim mbi zhvillimin e artit konceptual në Kosovë dhe rolin e tij në kontekstin bashkëkohor kulturor politik dhe ndërkombëtar, thuhet në njoftimin e organizatorit.
Në panel marrin pjesë: Prof. Dr. Ilir Muharremi, autor i librit, Sislej Xhafa, artist i njohur ndërkombëtar dhe Kushtrim Sylejmani, artist nga Kosova që jeton dhe krijon në Zvicër.
Në program të promovimit do të jetë historiku i artit konceptual, prezantimi i artistëve të përzgjedhur në libër, prezantimi i veprave të artistëve, krahasimi me zhvillimet në rajon, arti si mjet diplomatik dhe gjuhë politike.
Aktiviteti, i organizuar nga Kushtrim Sylejmani mbahet në Pestalozzi Bibliothek, Norstrasse 20, 8004, Zürich, me fillim në orën 17.00.
The post Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025” appeared first on Albinfo.