minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Cyrih: Promovohet libri i Arta Hamidit kushtuar fëmijëve rreth bullizmit në tri gjuhë

0
Cyrih: Promovohet libri i Arta Hamidit kushtuar fëmijëve rreth bullizmit në tri gjuhë

Në një event në Uster të Cyrihut-ut do të mbahet një seminar për librin kushtuar fëmijëve rreth bullizmit në tri gjuhë, në shqip, gjermanisht dhe frengjisht, shkruan albinfo.ch.

Vlen të theksohet se ky event do të mbahet të dielën, më 05.11.2023, në Uster të Zürich-ut, përkatësisht në 

Berchtoldstrasse 10,8610 Uster ZH nga ora 12.

Advertisement

Ky event madhështor është shumë i rëndësishëm për shqiptarët, por jo edhe vetëm. Arta Hamidi, edukatore e fëmijëve, ka shkruar libër për fëmijë në tri gjuhë të ndryshme, shqip, gjermanisht dhe frengjisht. Libri quhet UNË JAM UNIK.  Ky libër u mëson fëmijëve respektin e veçantisë të gjithsecilit. Duke marrë parasysh që znj. Hamidi ka studiuar rreth zhvillimit të fëmijëve 0-4 vjeç këtu në Zvicër, e njeh rëndësinë e leximit për zhvillimin e trurit të fëmijëve dhe emocionet e tyre. Përgjatë këtij seminari do të bëhet promovimi i librit të parë për fëmijë në 3 gjuhë dhe gjithashtu do të ketë mësime rreth bullizmit.

Edukatorja Arta Hamidi punon me fëmijë që nga viti 2013. Ka punuar në institucione të ndryshme dhe në familje private këtu në Zvicër.

Gjatë kësaj periudhe ka marrë eksperiencë të madhe me një bagazh të gjerë rreth edukimit pozitiv të fëmijëve.

Duke marrë parasysh mënyrën e edukimit te populli ynë, ka marrë iniciativën të hapë një kanal të Instagramit dhe të YouTube për t‘i motivuar dhe informuar prindërit shqiptarë rreth edukimit pozitiv. Ka tashmë 3 vjet që motivon prindërit shqiptarë çdo ditë përmes rrjeteve sociale.

Advertisement

Kujtojmë se zonja Hamidi ka zhvilluar seminarin e parë më 27.03.2022, gjë që ka qenë shumë i suksesshëm. Por, kësaj radhe do të jetë edhe me prezentim të librit të saj të parë.

Edukimi është arma më e mirë për të mbrojtur një popull. Ky është misioni i Arta Hamidit.

 

 

Advertisement

 

 

The post Cyrih: Promovohet libri i Arta Hamidit kushtuar fëmijëve rreth bullizmit në tri gjuhë appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit