minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Lucern: Promovohet libri kushtuar Nënë Terezës, “Mes luftës e paqes”

0
Lucern: Promovohet libri kushtuar Nënë Terezës, “Mes luftës e paqes”

Të shtunën që vjen, më 25 mars, në Lucern, bëhet promovimi i monografisë “ MES LUFTËS E PAQES” dhe mbahet kuvendi i punës i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”.
“Duke prezantuar  librin monografi “Mes luftës e paqes” synohet të ruhet kjo kujtesë humane e zhvilluar këtu në Zvicër, e dokumentuar me një game të gjerë humanizmi nga vetë shqiptarët, bashkë me popullin zviceran”, thuhet në një njoftim të shoqatës, transmeton albinfo.ch.
Kryetari i SHHB “N. Tereza” në Zvicër, Nue Zalli do të hapë tubimin. Fjalë rasti me këtë rast do të mbajnë: Mons. Lush Gjergji, kryetar nderi i SHHB “N. Tereza” në Kosovë, Zef Shala, Drejtor i SHHB “N. Tereza” në Kosovë; YIfete Fanaj, këshilltare e kantonit të Lucernit dhe e emëruar për kandidate në Këshillin Qeveritar, Agim Alaj, anëtar i kryesisë së SHHB “Nënë Tereza” në Zvicër, Don Anton Uka, Misionar në Zvicër, Engjëll I. Berisha, autor i librit.
Me pika muzikore do të prezantohet Kori i Misionit Katolik Shqiptar të Zvicrës.
Të dy ngjarjet do të zhvillohen në Qendrën “Misioni Katolik Shqiptar”, Rodteggstrasse 6, 6005 Luzern. Kuvendi, në orën 15 ndërsa promovimi, në orën 18.

The post Lucern: Promovohet libri kushtuar Nënë Terezës, “Mes luftës e paqes” appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit