minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Djellza 18 vjeçe, me 300 mijë ndjekës në instagram

0
Djellza 18 vjeçe, me 300 mijë ndjekës në instagram

Prindërit e saj kishin emigruar në Zvicër, në vitin 1987, nga Maqedonia. Ndërsa ajo, ka lindur dhe është rritur në Zvicër, në kantonin St. Gallen ndërsa gjuhën shqipe e flet mjaft mirë.

Fjala është për Djellza Selmanin, bllogere. 18 vjeçarja ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve të saj të shumtë me fotot që i poston në rrjetin social “Instagram”.

Ajo vijon shkollën, ndërsa një kohë të konsiderueshme ia kushton llogarisë së saj në Instagram, ku është mjaftë aktive, me gati treqind mijë ndjekës. Djellza shpjegon për albinfo.ch se si filloi e gjithë kjo.

Advertisement

“Llogarinë në Instagram e kam hapur në vitin 2018, por shumë shpejt kam arritur të kem një numër të madh të ndjekësve, për shkak se kam postuar foto shpesh dhe ata i kanë pëlqyer shumë ato” – thotë ajo.

Mbështetja më e madhe për Djellzën janë prindërit e saj, të cilët e kanë inkurajuar në këtë rrugëtim.

“Babi me ndihmon t`i realizoj fotografitë, e nëna më ndihmon me veshjen, ndërsa grimin dhe flokët i bëj vetë”, shton ajo.

Fama e arritur e ka bërë të ndihet krenare me veten, e rrjedhimisht ajo ndihet mirë të ketë një numër të madh të fansave, me të cilët kontakton dhe takohet.

Advertisement

“Më shkruajnë shumë njerëz, kur dal në Zvicër ata me njohin dhe kanë dëshirë të bëjnë foto me mua. Kjo me bën të ndihem mirë e unë mundohem t’i respektoj dhe t’u kthej përgjigje te ëmbla”, theksonDjellza.

Publiku i gjerë i Djellzës dominohet nga amerikanët, gjermanët, anglezët, zviceranët dhe shqiptarët. Duke qenë shumë e njohur në këtë rrjet social, ajo thotë që kontaktohet për oferta të ndryshme.

“Me kontaktojnë shumë për reklama, sidomos kërkojnë që të më grimojnë e po ashtu edhe për reklamim të rrobave”.

Në ditët e sotme, operacionet plastike tashmë janë në trend, dhe kjo ka shtyrë edhe ndjekësit e Djellzës të dyshojnë se ajo ka ndërhyrje. Por, ajo ka një përgjigje lidhur me këtë dyshim.

Advertisement

“Më pyesin nëse kam bërë hundën dhe buzët operacion, mirëpo unë u them se jam krejt natyrale dhe asnjëherë nuk kam bërë operacion plastik”, shprehet ajo.

Djellza ndihet krenare kur u tregon njerëzve qëështë shqiptare, sepse sipas saj, shqiptarët janë raca më e bukur në botë.

Bllogerja i inkurajon të gjitha vajzat shqiptare të besojnë në vete, të kërkojnë ëndrrat e tyre dhe të mos ndalen deri të arrijnë atë që ua do zemra.

Duke qenë shumë e re në moshë, Djellza ende nuk ka vendosur për profesionin e saj plotësisht, por ka diçka që i fle në zemër.

Advertisement

“Ende nuk kam vendosur rreth profesionit tim. Mirëpo, nganjëherë e shoh veten në profesionin e modeles”, përfundoi ajo.

 

Advertisement

 

The post Djellza 18 vjeçe, me 300 mijë ndjekës në instagram appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit