minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

DOLI NË DRITË LIBRI “MËRGATA SHQIPTARE NË GJERMANI”(2) E AUTORIT DHE PUBLICISTIT ARGJEND HASANI

0
DOLI NË DRITË LIBRI “MËRGATA SHQIPTARE NË GJERMANI”(2) E AUTORIT DHE PUBLICISTIT ARGJEND HASANI

Pas një pune relativisht të gjatë hulumtuese dhe studimore pesë vjeçare mbi aktivitetet, rolin, rëndësinë, shkaqet e emigrimit dhe organizimin kulturor dhe atdhetar të mërgatës shqiptare në Gjermani, autori Argjend Hasani, në vazhdim nxori në dritë, botimin  e dytë voluminoz, monografinë “MËRGATA SHQIPTARE NË GJERMANI”, (Pjesa e Dytë), botues Lena Grafik në Prishtinë.

Në këtë botim voluminoz, autori dhe publicisti Argjend Hasani, ka prezantuar punën dhe aktivitetet e mërgatës shqiptare në Gjermani në një interval kohor 50 vjeçar, përcjell albinfo.ch.

Libri përmban të dhëna interesante, duke filluar me fillet e para që quan në migrimin e bashkatdhetarëve tanë jashtë atdheut, si dhe pasqyron aktivitetet kulturore, atdhetare, arsimore, artistike, letërsisë, filantropike, humanitare, afariste si dhe të integrimit të mërgatës shqiptare në Republikën Federale të Gjermanisë.

Advertisement

Autori Argjend Hasani, gjatë grumbullimit të të dhënave për botim, ka bashkëpunuar me shumë personalitete të shquara atdhetare që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, si veprimtarë, shkrimtarë, arsimtarë, krijues, artistë, afaristë etj, dhe me shkollat shqipe me mësim plotësues në gjuhën shqipe dhe shoqata të shumta kulturore që mbajnë gjallë frymën atdhetare e kulturore në mërgim.

The post DOLI NË DRITË LIBRI “MËRGATA SHQIPTARE NË GJERMANI”(2) E AUTORIT DHE PUBLICISTIT ARGJEND HASANI appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit