minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Drita e Kreuzlingenit shënon 20 vjetorin e themelimit

0
Drita e Kreuzlingenit shënon 20 vjetorin e themelimit

Diaspora shqiptare e Zvicrës shquhet për një traditë të gjatë të organizimeve e shoqatave që mbajnë gjallë mërgatën dhe kryesisht fëmijët me aktivitete kulturore që kanë për qëllim ruajtjen e kulturës shqiptare.

Pas një periudhe të gjatë pune e sakrifice, sot nuk janë të pakta shoqatat e mërgatës shqiptare që festojnë dekadën e dytë e tretë të themelimit me fëmijë që janë rritur nëpër këto shoqata.

Advertisement

Kështu, sot ka festuar dekadën e dytë të themelimit ansambli i këngëve dhe valleve Drita me seli në Kreuzlingen nën drejtimin e kryetarit Haradin Gashi, i cili ka ka prezantuar një monografi të punës 2o vjeçari. Ai në një fjalë rasti ka përshëndetur të pranishmit duke evokuar kujtime nga e kaluara dhe puna vullnetare e shumë bashkatdhetarëve për të mbajtur gjallë Ansamblin Drita, e cila për shumë familje shqiptare ka qenë një Kosovë e vogël për t’i mbajtur lidhjet e fëmijëve të tyre me vendin e prejardhjes.

Para një numri të lartë të pranishmëve një fjalë rasti kanë mbajtur edhe përfaqësueset e konzullatës së Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramdani dhe Bahrije Sylejmani. Musafirët e shumtë i ka përshëndetur edhe ikona e muzikës sonë, Shkurte Fejza, Nikoll Nikprela dhe të tjerë.

Advertisement

Kryetari i Dritës, Haradin Gashi, ka ndarë mirënjohje për shumë personalitete e kontribues të shoqatës që ishin të pranishëm në këtë manifestim.

Ansambli Drita ka shfaq një program të pasur me këngë e valle, përderisa ushqimi e specialitete nga kuzhina jonë janë shërbyer me bollek.

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement

 

The post Drita e Kreuzlingenit shënon 20 vjetorin e themelimit appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit