minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dua Lipa, e emocionuar pas koncertit të mbrëmshëm

0
Dua Lipa, e emocionuar pas koncertit të mbrëmshëm

Dua Lipa mbrëmë ka ndarë me fansat emocionet e para pas koncertit të mbrëmshëm.

Është bërë e ditur se Dua Lipa mbrëmë (e premte) mbajti koncertin e shumëpritur “Studio 2054”, në të cilin interpretoi disa prej hiteve të saj.

Ani pse ishte koncerti i parë virtual, këngëtarja u kujdes që çdo gjë të shkonte në mënyrën më të mirë të mundshme.

Advertisement

Ajo ndërroi disa kostume gjatë gjithë performancës, ndërsa u shoqërua edhe nga balerinët në skenë kur po interpretonte.

Pas përfundimit të koncertit, Dua falënderoi të gjithë për interesimin që shprehën për këtë koncert, për të cilin ka punuar shumë.

“Faleminderit të gjithëve që panë paraqitjen e parë!!! Shpresoj që ju të gjithë ta doni këtë aq shumë sa e kemi dashur ne ta bëjmë këtë për ju. Gjak, djersë, nxirje, por më e rëndësishmja, e gjithë dashuria e botës është vendosur në këtë performancë! Ju dua#STUDIO2054, biletat akoma të disponueshme për 3 paraqitjet e ardhshme!!!”, shkruan Dua.

 

Advertisement

 

The post Dua Lipa, e emocionuar pas koncertit të mbrëmshëm appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit