Artistja shqiptare, Dua Lipa, është nominuar në katër kategori për çmimet “iHeartRadio Music Awards”, transmeton albinfo.ch.
Artistja shqiptare është nominuar në kategoritë: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Teksi më i mirë” dhe “Videoklipi më i mirë”, për këngën “Don’t Start Now”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 27 maj, në teatrin “Dolby” të Los Angelesit.
Me më së shumti nominime për çmimet “iHeartRadio Music” sivjet po kryeson ylli kanadez i muzikës, The Weeknd, me tetë sosh. Pas tij renditen Meghan Thee Stallion, Roddy Rich, Harry Styles, Justin Bieber, Post Malone dhe të tjerë.
Ceremonia e ndarjes së këtyre shpërblimeve mbahet live, më 27 maj, në teatrin “Dolby” të Los Angelesit, ndërsa ngjarja do të transmetohet në kanalin “Fox”.
The post Dua Lipa, e nominuar në katër kategori për çmimet “iHeartRadio Music Awards” appeared first on Albinfo.