minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dua Lipa i bën thirrje diasporës të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit

0
Dua Lipa i bën thirrje diasporës të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa i ka bërë thirrje diasporës që të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë.

Lipa në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, ka shpërndarë linkun e KQZ-së, i cili mundëson që qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës të regjistrohen dhe të marrin pjesë në zgjedhje.

Advertisement

Linku fillimisht është shpërndarë nga babai i këngëtares, Dukagjin Lipa.

“Bëj që zëri yt të dëgjohet. Ju mund të votoni nga kudo që të jeni”, thuhet në këtë publikim.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë do të mbahen te dielën e 14 shkurtit.

Ndërsa periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës do të përfundojë me 21 janar 2021, në orën 18:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

Advertisement

 

 

The post Dua Lipa i bën thirrje diasporës të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit