Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë sot nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ky i fundit priti sot artisten shqiptare, e cila do të performojë nesër në sheshin Skënderbej për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kreu i shtetit vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik si dhe angazhimin e këngëtares në mbështetje të kauzave sociale.

“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, tha Begaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare appeared first on Albinfo.