Së fundmi, artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka uruar festën e 28 nëntorit, të gjithë bashkëkombësve të saj. Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet duke pozuar me flamurin kombëtar në shpinë, transmeton albinfo.ch.

Këtë imazh, Dua e ka realizuar gjatë vitit 2019 në Kosovë, gjatë festivalit ‘Sunny Hill’. Në mbishkrimin e fotografisë, ajo u ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e flamurit, teksa është shprehur krenare që është shqiptare.

“28 nëntori! Dita e flamurit, krenare të jem shqiptare, urime dita e pavarësisë”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Artistja me prejardhje nga Kosova gjithashtu së fundmi performoi në një koncert virtual të titulluar “Studio 2054”, ku argëtoi fansat e saj përmes shfaqjes ‘online’.

The post Dua Lipa mesazh për 28 nëntorin: Urime Dita e Pavarësisë, krenare që jam shqiptare appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";