minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Dua Lipa rikthehet në Prishtinë, ndan pamje me pite, speca e ajvar para “Sunny Hill” - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dua Lipa rikthehet në Prishtinë, ndan pamje me pite, speca e ajvar para “Sunny Hill”

0
Dua Lipa rikthehet në Prishtinë, ndan pamje me pite, speca e ajvar para “Sunny Hill”

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Prishtinë për edicionin e shtatë të “Sunny Hill Festival”, i cili nis sot dhe do të zgjasë deri më 2 gusht, transmeton Albinfo.ch.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka ndarë emocionet për rikthimin në Kosovë, duke bërë të ditur se mbrëmjen e kaluar vizitoi hapësirën ku do të mbahet festivali për t’u siguruar se gjithçka është gati për hapjen zyrtare.

Artistja shprehu krenarinë për punën e familjes së saj dhe të ekipit organizativ, të cilët prej muajsh janë angazhuar për organizimin e një tjetër edicioni të festivalit.

Advertisement

Krahas përgatitjeve për “Sunny Hill”, Dua zbuloi edhe një moment të veçantë nga jeta personale, duke bërë të ditur se është bërë kumbarë.

Në fotografitë e publikuara, ajo tërhoqi vëmendjen edhe me pjatën e mbushur me ushqime tradicionale shqiptare, ku shiheshin pite, speca të mbushur, ajvar, fli dhe sallatë, duke promovuar edhe një herë gastronominë vendase.

Shihemi sonte, Prishtinë”, shkroi Dua Lipa, duke shtuar entuziazmin e mijëra fansave që pritet të marrin pjesë në tri netët e festivalit./Albinfo.ch

The post Dua Lipa rikthehet në Prishtinë, ndan pamje me pite, speca e ajvar para “Sunny Hill” appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit