minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dua Lipa u përgjigjet kritikëve: Do të flas gjithmonë për prejardhjen time, nuk e fsheh identitetin

0
Dua Lipa u përgjigjet kritikëve: Do të flas gjithmonë për prejardhjen time, nuk e fsheh identitetin

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa në një intervistë për revistën e njohur “Wall Street Journal”, ka ritheksuar lidhjen që ka me prejardhjen e saj dhe Kosovën.

Këtë siç u shpreh ajo nuk heziton ta bëjë asnjëherë, sidomos kur tregoi raste kur ka postuar për kulturën e saj në rrjetet sociale dhe ka marrë disa kritika të ashpra nga disa ndjekës, transmeton Albinfo.ch.

“Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston. Kam jetuar në Kosovë, i di jetët e humbura. Pra, që dikush të më mohojë identitetin dhe përvojën time, është e vështirë për mua të qëndroj prapa dhe të mos flas për këtë. Pra, kjo është diçka që unë do ta bëj gjithmonë”, theksoi Dua Lipa.

Advertisement

The post Dua Lipa u përgjigjet kritikëve: Do të flas gjithmonë për prejardhjen time, nuk e fsheh identitetin appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit