Dy artistët shqiptarë nga Zvicra, pjesë e ekspozitës në Bosnjë e Hercegovinë

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Bosnjë e Hercegovinës, në galerinë ,,Roman Petrovic” Sarajevë është hapur një ekspozitë e cila do të jetë e hapur deri më 14.03.2023 në mbrëmje, shkruan albinfo.ch.

Aty do të ketë punimet e Simpoziumit të 58-të me radhë nga Kolonia Internacionale e Pociteljit, nga artistë të vendeve të ndryshme dhe profesorëve e studentëve të Akademisë së Arteve të Bukura të Universitetit të Sarajevës.

Artistët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, Naski Art Abdixhiku dhe Ramë Beqiri, tashmë janë pjesë e kësaj ekspozite.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jemi shumë mirënjohës nga Shoqata e Arteve të bukur të Bosnjë e Hercegovinës që na afruan mundësinë me piktorin Ramë Beqiri të jemi pjesë e kësaj ngjarjeje shumë të rëndësishme. Njëkohësisht shfrytëzojmë rastin me shokun tim Ramë Beqirin t’i urojmë Ditën e Pavarësisë së popullit të Bosnjë e Hercegovinës, në veçanti Shoqatës së Arteve të Bukura të Bosnjë e Hercegovinës dhe Ambasadës së Bosnjë e Hercegovinës në Bernë”, shprehet Abdixhiku. /Albinfo.ch

The post Dy artistët shqiptarë nga Zvicra, pjesë e ekspozitës në Bosnjë e Hercegovinë appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";