minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Dy gisht mjaltë 2”, nga 14 marsi në kinematë e Zvicrës

0
“Dy gisht mjaltë 2”, nga 14 marsi në kinematë e Zvicrës

Nga 14 marsi 2024 në të gjitha kinematë e Zvicrës do të shfaqet filmi “Dy gisht mjaltë 2”, me protagonistë nga Shqipëria, këngëtaren Elvana Gjata dhe komedianin e njohur Ermal Mamaqin, shkruan albinfo.ch.

Yjet e filmit Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata do të vijnë sërish në Zvicër, në tapetin e kuq, ku do të paraqiten në katër premierat e filmit, në katër kinema zvicerane:

✅ 14 mars – Spreitenbach, Pathé (20:00)

Advertisement

✅ 15 mars – Dietlikon, Pathé (20:00)

✅ 17 mars – Cinema Riffraff, Zürich (13:00)

✅ 17 mars – Basel (15:00)

Filmi flet për një çift të sapomartuar shqiptar që nisen për muaj mjalti këtë herë në Turqi, por nuk arrijnë kurrë në destinacion, duke përfunduar në Zvicër.

Advertisement

Kjo histori vjen me nota humori në këtë komedi romantike që e sjell sërish në rolin e aktores këngëtaren e njohur Elvana Gjata.

Tashmë të sapomartuar, Ervini dhe Ema, bashkë me bebushen e tyre, nisen për pushime familjare në Turqi. Por një ngatërresë aeroporti dhe një takim i papritur, bën që të gjithë personazhet të përfundojnë në një resort luksoz në Zvicër.

Personalitetet e tyre të çuditshme bëjnë që keqkuptimet dhe mrekullitë në këtë aventurë të ndodhin njëra pas tjetrës.

Notat komike dhe mesazhet që secili personazh përcjell, do të shoqërojnë gjithë filmin dhe do ta mbajnë çdo shikues nën emocione para ekranit.

Advertisement

Biletat tashmë janë në shitje në: Zvicër – 2 Gisht Mjalte 2

 

 

The post “Dy gisht mjaltë 2”, nga 14 marsi në kinematë e Zvicrës appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit