minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dy skulptorë në “Fundjavën Kulturore Shqiptare”, në Bazel

0
Dy skulptorë në “Fundjavën Kulturore Shqiptare”, në Bazel

Në ditën e dytë (dhe të fundit) të “Fundjavës Kulturore Shqiptare” që u mbajt në Bazel, janë prezantuar edhe veprat në skulpturë dhe pikturë, të dy skulptorëve shqiptarë që jetojnë dhe krijojnë në Zvicër. Fjala është për Nexhmedin Junuzin dhe Bashkim Beqirin, shkruan albinfo.ch.

Të dy artistët, Junuzi dhe Beqiri janë të pranishëm prej më shumë se njëzet vitesh në jetën kulturore artistike të komunitetit shqiptar dhe përgjithësisht në Zvicër . Ata kanë hapur një numër ekspozitash personale dhe kanë qenë pjesë e shumë ekspozitave kolektive, në Zvicër e më gjerë.

Advertisement

Bashkim Beqiri

Nexhmedin Junuzi, përveç materialeve tradicionale, në skulpturën e tij përdor edhe masa të ndryshme plastike, të marra nga mbeturinat. Kështu, ai, duke i shkrirë dhe përpunuar ato, ai “u fal një jetë të dytë” atyre, duke i shndërruar në vepra arti. Një shembull i tillë, të cilit ai ju referua gjatë paraqitjes së punës së tij, ishte një ansambël skulptural me njeriun dhe qentë.

Nexhmedin Junuzi

Advertisement

Sipas shpjegimit të tij, me këtë skulpturë, që mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, ai ka paraqitur mërgimtarin. Ai, duke braktisur vendin e tij, shko në një vend tjetër, ku do të shikohet si i huaj. Por edhe pas kthimit në atdhe, mërgimtari do të shihet sërish si i huaj, në vendin e vet të lindjes.

Bashkim Beqiri, kishte sjellë në këtë ekspozitë një numër veprash të punuara kryesisht në mermer. Në këto punime ai ka shkrirë shumë mund dhe art, duke i bërë ato mjaft të kërkuara në tregun artistik, në Zvicër. Shumica e punimeve të tij paraqitnin kryesisht figura nga mitologjia dhe antika por, në disa raste ato u referohen edhe situatave jetësore, në të cilat bie njeriu në përditshmërinë e tij, siç e shpjegoi artisti për publikun në Bazel.

Skulpturë e Bashkim Beqirit, e punuar në mermer

Advertisement

Punimet e tij të ekspozuara këtu dhe në ekspozita të tjera janë një dëshmi e fortë se Beqiri ka zhvilluar deri në perfeksionim formësimin e mermerit dhe gurit, sipas kërkesave të tij të larta artistike.

Ekspozita, mjerisht, ka qëndruar e hapur vetëm dy ditë, aq sa ka zgjatur manifestimi i përmendur, i organizuar nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, ABSM Basel dhe shoqata Gjakova – Basel. Platforma mediale albinfo.ch ishte partnere mediale e aktivitetit.

The post Dy skulptorë në “Fundjavën Kulturore Shqiptare”, në Bazel appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit