minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

E veshur me kostume tradicionale, Eurovizion publikon fotot e Anxhela Peristerit

0
E veshur me kostume tradicionale, Eurovizion publikon fotot e Anxhela Peristerit

Tashmë dihet se këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”. Kënga e saj mban titullin “Kamera”, teksti është hartuar nga Olti Curri, ndërsa kompozimi është i Kledi Bahitit, transmeton albinfo.ch.

“Karma” titullohet kënga që është përzgjedhur fituese në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e kaluar dhe e cila do të përfaqësojë shtetin tonë në festivalin europian.

Mirëpo, së fundmi, teksa është duke promovuar projektin muzikor, Peristeri ka realizuar edhe disa fotografi me motive kombëtare, që do të bëjnë edhe më të lehtë identifikimin e këngës. Anxhela ka pozuar me veshje tradicionale, duke pasqyruar kështu kulturën dhe traditën vendase.

Advertisement

Faqja zyrtare e Eurovision-it në Instagram i ka publikuar këto fotografi të këngëtares, duke i ndarë me ndjekësit e saj të shumtë.

“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo u bën dedikime shqiptarëve në gjithë botën”, kanë shkruar faqja zyrtare e Eurovision-it.

Advertisement

The post E veshur me kostume tradicionale, Eurovizion publikon fotot e Anxhela Peristerit appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit