minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Edhe dy këngë të reja të këngëtares Gentjana Tafili

0
Edhe dy këngë të reja të këngëtares Gentjana Tafili

Këngëtarja me zërin e bukur Gentjana Tafili publikoi para pak kohësh këngët  “Shkodrës” dhe baladën “Kam harru” me tekst dhe muzikë nga Eriona Rushiti, orkestrim dhe produksion nga Enis Mullaj.

Ajo risolli për publikun gjithashtu këngën mjaft të njohur “Margjelo” të kompozitorit të njohur shqiptar Prenkë Jakova i cili është edhe krijuesi i operave “Mrika” dhe “Skënderbeu”, shkruan albinfo.ch.

Videoklipet e këngëve u realizuan me profesionalizëm nga Maison Kavaja.

Advertisement

Gentjana përpos këngës punon edhe edukatore në një shkollë të përkujdesit ditor në qytetin e Cyrihut dhe gjithashtu është përkthyese e autorizuar për shkollat e qytetit të Cyrihut.

Në kuadër të punës së saj ajo ka kontakte të vazhdueshme edhe me fëmijët shqiptarë dhe prindërit e tyre.

Dashurinë për këngën Gentjana e ka që fëmijë duke marrë pjesë si soliste në festivalet lokale të qytetit Shkodër si dhe në disa festivale mbarëkombëtare për fëmijë që mbahen edhe sot si traditë në Shkodër.

Gentjana ka marrë pjesë në disa aktivitete ndërkulturore në kuadrin e integrimit dhe shkëmbimit kulturor në Zvicër me pjesëmarrës zviceranë dhe kombësi të tjera.

Advertisement

Gentjana këndon në korin e kantonit te Aargaut “Chor & Bündig” që ka një traditë 13- vjeçare, me të cilin shfaqi ne shtator të këtij viti, koncertin e radhës “Sing”.

Gentjana është e angazhuar në kohën e fundit në realizimin e albumit të saj muzikor, i cili së shpejti do të publikohet.

 

Albinfo.ch i dëshiron asaj shumë suksese

Advertisement

 

The post Edhe dy këngë të reja të këngëtares Gentjana Tafili appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit