minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Edi Rama bën thirrje për votim në Eurovision: “Votoni 13 për Shqipërinë” - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Edi Rama bën thirrje për votim në Eurovision: “Votoni 13 për Shqipërinë”

0
Edi Rama bën thirrje për votim në Eurovision: “Votoni 13 për Shqipërinë”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një thirrje publike për mbështetjen e përfaqësuesit shqiptar në Eurovision 2026, artistit Alis, i cili do të performojë mbrëmjen e sotme në Vjenë, në kuadër të gjysmëfinales së dytë të këtij kompeticioni të madh evropian, përcjell albinfo.ch.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, Rama ka inkurajuar publikun që të votojë për Shqipërinë duke dërguar votën me numrin 13, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së artistit shqiptar në një skenë ndërkombëtare.

“Le të mbështesim artistin dhe përfaqësuesin tonë në Eurovision, Alis, dhe ta bëjmë zërin shqiptar të dëgjohet në gjithë Europën dhe më gjerë,” ka shkruar Rama.

Advertisement

Thirrja e tij shoqërohet me apel për mobilizim të diasporës dhe publikut jashtë Shqipërisë, pasi votimi në Eurovision lejohet vetëm nga shtetet pjesëmarrëse dhe nga vendet e tjera jashtë Shqipërisë.

Sipas udhëzimeve zyrtare të votimit, Shqipëria votohet me numrin 13, ndërsa të gjitha kodet dhe numrat përkatës sipas shteteve mund të gjenden në platformën zyrtare të Eurovision.

Alis përfaqëson Shqipërinë këtë vit me këngën “Nan”, duke synuar kualifikimin në finalen e madhe të Eurovision 2026./Albinfo.ch

The post Edi Rama bën thirrje për votim në Eurovision: “Votoni 13 për Shqipërinë” appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit