minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ekspozita e Nomart-it me 4 artistë nga Maqedonia e Veriut, tash e qasshme edhe si galeri virtuale

0
Ekspozita e Nomart-it me 4 artistë nga Maqedonia e Veriut, tash e qasshme edhe si galeri virtuale

Gjatë periudhës prej 1 deri më 19 maj 2021, në suaza të aktiviteteve për promovimin e artit dhe kulturës së Maqedonisë së Veriut, Qendra Kulturore Nomart me seli në Bernë organizoi një ekspozite kolektive me artistë të shquar nga ky vend.

Artistët, veprat e të cilëve u prezantuan në këtë ekspozitë, janë emra shumë mirë të etabluara në skenën e artit figurativ si në Maqedoninë e Veriut, po ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.

Ekspozita u realizua në suaza iniciativës “Connected Space”, e cila ka për qëllim rrjetëzimin dhe revitalizimin e skenës kulturore në qytetin e Bernës dhe u bë në partneritet me Galerinë Nacionale të Maqedonisë së Veriut dhe galerinë Kulturpunkt, duke prezantuar këta artistë: Reshat Ameti, Nevzat Bejtuli – Kica, Dita Starova Qerimi  dhe Zaneta Gelevska Veljanoska – Zani.

Advertisement

Në prononcimin e tij të shkurtër për Albinfon, drejtori i Qendrës Kulturore nomart, Rromir Imami, mes tjerash potencoi sfidat e organizimit të një evenimenti të këtillë në rrethana të restrikcioneve globale të pandemisë. Megjithatë, përkrah vështirësive, ekspozita korrespondoi edhe me lirimin e masave në Zvicër, që rezultoi me një numër më të lartë të artdashësve të cilët vizituan ekspozitën.

Me qëllim të shtrirjes sa më të gjerë dhe promovimit të kësaj iniciative, ekspozita tash është e qasshme edhe si ekspozitë virtuale, duke ndjekur këtë link:

http://bit.ly/nomart2021_exhibition

Advertisement

The post Ekspozita e Nomart-it me 4 artistë nga Maqedonia e Veriut, tash e qasshme edhe si galeri virtuale appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit