minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ekspozita “Shqipëria 1921, Eugène Pittard” zhvendoset në Durrës - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ekspozita “Shqipëria 1921, Eugène Pittard” zhvendoset në Durrës

0
Ekspozita “Shqipëria 1921, Eugène Pittard” zhvendoset në Durrës

Pas një ndalese të suksesshme në Shkodër, ekspozita fotografike “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”vjen tashmë në Durrës, duke i ofruar publikut një përvojë të veçantë historike dhe kulturore përmes fotografive origjinale të realizuara më shumë se një shekull më parë, transmeton albinfo.ch.

Ekspozita sjell në vëmendje udhëtimet e Eugène Pittard dhe bashkëshortes së tij Hélène Pittard, të cilët gjatë viteve 1921 dhe 1924 udhëtuan nëpër Shqipëri, duke dokumentuar jetën e përditshme, qytetet, fshatrat, traditat, njerëzit dhe peizazhet e asaj kohe.

Kjo përmbledhje fotografike ofron një vështrim të rrallë mbi Shqipërinë e fillimshekullit XX, parë nga perspektiva e një akademiku të njohur zviceran, i cili njihet edhe si një mik i madh i Shqipërisë. Fotot e tij paraqiten për herë të parë në materiale të shtypura, si dhe si përvojë digjitale për publikun.

Advertisement

Ekspozita konsiderohet një dëshmi e rëndësishme e trashëgimisë së përbashkët kulturore zvicerano-shqiptare dhe një mundësi për të reflektuar mbi historinë dhe identitetin e vendit nëpërmjet dokumentimit vizual./Albinfo.ch

The post Ekspozita “Shqipëria 1921, Eugène Pittard” zhvendoset në Durrës appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit