
Sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi ka përmbyllur me sukses produksionin e operës “Così fan tutte”në Operën e Cyrihut, duke e cilësuar këtë përvojë si një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së saj artistike, transmeton albinfo.ch.
Përmes një mesazhi publik, Kajtazi shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi, duke falënderuar dirigjentin Roberto González-Monjas, ekipin e regjisë dhe kolegët për bashkëpunimin dhe mbështetjen.
Ajo theksoi se debutimi në rolin e Fiordiligit në një nga shtëpitë më prestigjioze të operës në Evropë ishte një përvojë e jashtëzakonshme dhe një moment që do ta kujtojë gjithmonë me krenari dhe mirënjohje.
Në fund, sopranoja falënderoi Operën e Cyrihut për besimin e dhënë, duke lënë të hapur mundësinë për rikthime të tjera në skenën prestigjioze zvicerane./Albinfo.ch
The post Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut appeared first on Albinfo.