
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho ka shkëlqyer në performannccën e saj të fundit në Royal Opera House.
Me këtë rast, ajo ka marrë përgëzimet edhe të mbretit të Anglisë, Charles III, teksa performoi në skenë në nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operës Mbretërore.
Sopranoja Jaho bashkë me të tjerët dhe orkestrën kanë performuar ariet dhe muzikën që përmbledhin kohën e Sir Antonios si drejtor muzikor, duke përfshirë karrierën e tij 22-vjeçare, transmeton albinfo.ch.
Pamje nga ngjarja në linkun: https://www.facebook.com/watch/?v=263783906755745&rdid=9ChJ3ZuDyeekGSNH
The post Ermonela Jaho me performancë në Royal Opera House, në skenë me të ngjitet edhe Mbreti Charles III appeared first on Albinfo.