Eurovizion tashmë me rregulla të reja

”Eurovision Song Contest” ka ndryshuar rregullat e vlerësimit për këngët, artistët dhe shtetet pjesëmarrëse në këtë edicion të tij . Pas konfirmimit se vitin e shkuar 6 juri të 6 shteteve kanë bërë pazare me votat bordi drejtues i festivalit europian ka vendosur ta pezullojë vendimmarrjen e jurisë dhe fituesi të zgjidhet vetëm nga televotimi i publikut.

European Broadcasting Union bëri me dije se shtetet që kanë marrë pjesë në pazare votash të jurisë në edicionin e shkuar janë Azerbajxhani, Gjeorgjia, Mali i Zi, Polonia, Rumania dhe San Marino. Pas zbulimit të këtyre manipulimeve rezultatet e votimit të jurisë nga këto vende u zbritën nga rezultati final dhe u barazuan me rezultate të vendeve të tjera me të dhëna të ngjashme votimi.

Në edicionin e shkuar të Eurovision Song Contest triumfoi Kalush Orkestra nga Ukraina, e megjithatë për shkak të situatës në Ukrainë edicioni i 67 i festivalit më të madh europian të këngës do të mbahet në Liverpool m datat 9, 11 dhe 13 maj 2023./Euronews

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Eurovizion tashmë me rregulla të reja appeared first on Albinfo.