minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk do të marrin pjesë në Eurovizion 2023

0
Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk do të marrin pjesë në Eurovizion 2023

Transmetuesit publikë të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut kanë vendosur që këto vende të mos marrin pjesë në Eurovision Song Contest 2023, i cili do të mbahet në qytetin anglez Liverpool.

“Pas shqyrtimit të resurseve në dispozicion, kostove të të gjithë projektit dhe detyrimeve që Shërbimi Publik pret në periudhën e ardhshme, është marrë vendimi që Mali i Zi të mos marrë pjesë në Eurovizion vitin e ardhshëm. Vendimi është marrë sepse vlerësuam se burimet ekzistuese duhet të drejtohen drejt financimit të projekteve kombëtare aktuale dhe të planifikuara dhe reformave organizative e programore”, shkruan Shërbimi Publik i Malit të Zi.

Një shpjegim të ngjashëm dha edhe transmetuesi shtetëror i Maqedonisë së Veriut, MRT, i cili njoftoi se vendi nuk do të marrë pjesë në Eurovizion vitin e ardhshëm në qytetin anglez Liverpool për të kursyer në faturat e energjisë elektrike.

Advertisement

“Vendimi është në interesin më të mirë të publikut, duke pasur parasysh kostot e shtuara për shkak të krizës energjetike, të cilat zënë një pjesë të madhe të buxhetit për shërbimet publike”, thuhet në mesazhin e transmetuesit të publikuar në faqen e tij.

Thuhet se kursimet do të vijnë pasi nuk do të paguhet asnjë tarifë regjistrimi, e cila pritet të jetë më e lartë se 39.143 euro e ngarkuar vitin e kaluar.

Është hera e parë që Maqedonia e Veriut nuk do të marrë pjesë në garën e Eurovizionit që nga pavarësia nga ish-Jugosllavia në vitin 1991./AP

 

Advertisement

The post Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk do të marrin pjesë në Eurovizion 2023 appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit