minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Festivali “Green Fest” mbyllet me një performancë të artistes Elina Duni nga shtëpia

0
Festivali “Green Fest” mbyllet me një performancë të artistes Elina Duni nga shtëpia

Tashmë, festivali “Green Fest” është mbyllur me një performancë të artistes Elina Duni nga shtëpia.

Duhet theksuar se ky festival tradicionalisht është organizuar në hapësirat e qytetit të Mitrovicës, këtë vit ka depërtuar tek publiku përmes platformave virtuale.

Po ashtu, ky festival, ka një karakter mes një programi edukativ dhe kulturor, i cili është i përcjellë edhe me performanca muzikore online.

Advertisement

“Ne jemi munduar ta realizojmë programin ashtu siç e kemi paraparë. Kemi pasur një program të gërshetuar mes programit edukativ dhe programit kulturor, kështu që qëllimi ynë është arritja edhe pse në rrethana të ndryshme. Ne kemi arritur që këto programe t’i zhvillojmë krahas njëra-tjetrës përmes platformave online”, ka treguar Lulzim Hoti, drejtor i “Green Fest”.

Përvec Elinës edhe shumë këngëtarë të tjerë kanë përshëndetur festivalin si Nezafete Shala, Genc Salihu, Eugent Bushpepa, Plator Gashi nëpërmjet platformave online.

The post Festivali “Green Fest” mbyllet me një performancë të artistes Elina Duni nga shtëpia appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit