minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Festivali “Moisiu 2026” në Shkup: Triumfon “Drejtësi në Nuremberg”, Ilir Bokshi fiton çmimin për regjinë më të mirë - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Festivali “Moisiu 2026” në Shkup: Triumfon “Drejtësi në Nuremberg”, Ilir Bokshi fiton çmimin për regjinë më të mirë

0
Festivali “Moisiu 2026” në Shkup: Triumfon “Drejtësi në Nuremberg”, Ilir Bokshi fiton çmimin për regjinë më të mirë

Pas shtatë ditësh shfaqjesh, interpretimesh artistike dhe emocionesh, Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu 2026” përmbylli edicionin e katërt në Shkup, duke shpallur fituesit e këtij manifestimi mbarëshqiptar të artit skenik.

“Drejtësi në Nuremberg”, produksion i Teatrit Kombëtar të Tiranës, triumfoi me tri çmime, përfshirë atë për shfaqjen më të mirë, ndërsa “Romeo dhe Xhulieta” e Teatrit Kombëtar të Kosovës u nderua me dy çmime të rëndësishme.

Regjisori Ilir Bokshi mori çmimin për regjinë më të mirë për realizimin e tragjedisë së Shekspirit, ndërsa Qëndresa Jashari u shpall aktorja më e mirë për interpretimin e Xhulietës.

Advertisement

Çmimi për aktorin më të mirë i takoi Lulzim Zeqjes për interpretimin në “Drejtësi në Nuremberg”.

Në natën finale u nderua edhe Vebi Qerimi me Çmimin e Karrierës, si mirënjohje për kontributin e tij ndër vite në artin teatror shqiptar.

Fituesit e Festivalit “Moisiu 2026”

• Shfaqja më e mirë: “Drejtësi në Nuremberg” – Teatri Kombëtar i Tiranës
• Regjia më e mirë: Ilir Bokshi – “Romeo dhe Xhulieta”
• Aktori më i mirë: Lulzim Zeqja
• Aktorja më e mirë: Qëndresa Jashari
• Skenografia më e mirë: Genc Shkodrani – “Drejtësi në Nuremberg”
• Kostumografia më e mirë: Emira Ymeri – “Magjistari i Ozit”, Teatri i Tetovës
• Çmimi i Karrierës: Vebi Qerimi

Shkupi, pikëtakimi i teatrit mbarëshqiptar

Advertisement

Nga drejtësia dhe përgjegjësia njerëzore te dashuria, liria dhe çmimi i saj, shfaqjet e këtij edicioni sollën në skenë dilema që kapërcejnë kohën dhe kufijtë gjeografikë.

Për shtatë ditë, Shkupi u bë pikëtakimi i artistëve, regjisorëve dhe dashamirësve të teatrit nga hapësira shqiptare, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve teatrore.

Edicioni i katërt i festivalit u përmbyll më 22 nëntor, pikërisht në Ditën e Alfabetit Shqip, duke i dhënë një domethënie të veçantë kësaj ngjarjeje kulturore: në ditën kur shqiptarët kremtojnë njësimin e alfabetit, artistët shqiptarë u bashkuan përmes gjuhës së teatrit.

Advertisement

Foto Studio: akon.photography

The post Festivali “Moisiu 2026” në Shkup: Triumfon “Drejtësi në Nuremberg”, Ilir Bokshi fiton çmimin për regjinë më të mirë appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit