minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë

0
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë

Filharmonia e Kosovës u prezantua për herë të parë në Varshavë, në një koncert të veçantë të organizuar në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, transmeton albinfo.ch.

 

Advertisement

 

Nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, orkestra performoi në Universiteti i Muzikës “Fryderyk Chopin”, duke interpretuar vepra nga kompozitorët Mendi Mengjiqi, Drinor Zymberi, Valton Beqiri dhe kompozitori polak Henryk Górecki.

 

Advertisement

 

Në këtë mbrëmje artistike u paraqitën edhe sopranoja Adelina Paloja dhe tenori Andi Duraku, të cilët i dhanë koncertit një dimension të veçantë vokal.

 

Advertisement

 

Koncerti solli para publikut polak dhe ndërkombëtar një përzgjedhje nga repertori muzikor kosovar, duke promovuar kulturën dhe artin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Pas përfundimit të koncertit, fotografi Arben Llapashtica prezantoi ekspozitën e tij me titull “Një copëz e Kosovës”, e përbërë nga 18 fotografi simbolike që përfaqësojnë 18 vitet e shtetësisë së Kosovës.

 

Advertisement

 

Ngjarja shënoi një moment të rëndësishëm për diplomacinë kulturore të Kosovës, duke ndërthurur muzikën klasike dhe artin pamor në një mbrëmje të veçantë në kryeqytetin polak./Albinfo.ch

The post Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit