minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Filmi kosovar “Shame and Money” hap Eastern Neighbours Film Festival në Hagë - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Filmi kosovar “Shame and Money” hap Eastern Neighbours Film Festival në Hagë

0
Filmi kosovar “Shame and Money” hap Eastern Neighbours Film Festival në Hagë

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), që u mbajt në Hagë të Holandës, me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Mbrëmja nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa programi vijoi me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, i cili ndërthuri në interpretimin e tij edhe ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, që përballet me vështirësi ekonomike dhe pasojat e një tradhtie brenda familjes, e cila rrezikon jetesën e saj.

Advertisement

Pas shfaqjes së filmit, të ftuarit morën pjesë në një pritje, ku u prezantuan ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova, duke krijuar mundësi për njohjen më të afërt me kulturën dhe traditat e vendit.

Në këtë edicion të festivalit ishte i pranishëm edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili ishte pjesë e jurisë në kategorinë “Young Talents”.

Pjesëmarrja e tij përfaqëson një tjetër kontribut të profesionistëve kosovarë në skenën ndërkombëtare të filmit dhe në promovimin e kinematografisë kosovare dhe asaj të rajonit.

Advertisement

Ambasada e Republikës së Kosovës ka falënderuar organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë ngjarje, ku kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë./Albinfo.ch

The post Filmi kosovar “Shame and Money” hap Eastern Neighbours Film Festival në Hagë appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit