minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
“Flesh & Fuel” fiton Çmimin Kryesor në Festivalin e Filmit të Cyrihut - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Flesh & Fuel” fiton Çmimin Kryesor në Festivalin e Filmit të Cyrihut

0
“Flesh & Fuel” fiton Çmimin Kryesor në Festivalin e Filmit të Cyrihut

Në Shtëpinë e Operas së Cyrihut, filmit “Flesh & Fuel” ju nda Çmimi kryesor “Syri i Artë”  në konkursin e filmave artistikë në Festivalin e 22-të të Filmit në Cyrih. ZFF.

Në konkursin e dokumentarëve, Syri i Artë i shkoi «Bucks Harbor» nga regjisori amerikan Pete Muller, transmeton albinfo.ch.

Drama “Flesh & Fuel” tregon historinë e një shoferi kamioni francez dhe një polak, të cilët, pavarësisht profesionit të tyre, duan t’i japin dashurisë një shans.

Advertisement

Filmi i vlerësuar në konkursin e dytë kryesor të festivalit, dokumentari «Bucks Harbor», tregon historinë e peshkatarëve të rinj që po rriten në Downeast Maine – të formuar nga dimrat e ashpër, puna në det dhe rregullat e etërve të tyre. Dy çmimet janë të pajisura me 25,000 franga zvicerane, shkruan sda.

“Flesh & Fuel” mbizotëroi kundër 13 filmave të tjerë përfshirë këtu dy prodhime zvicerane: dy prodhimet franko-zvicerane «Sevda» nga Ufuk Emiroglu dhe «Serife Tavsan» nga Tareq Daoud. Dhe kundër bashkëprodhimit kosovaro-zviceran dhe pjesëmarrësit zyrtar të Kosovës në çmimin Oscar, filmit “Dua” nga Blerta Basholli.

Historia e rritjes për një vajzë në Prishtinë në vitet 1990 mori një nga përmendjet e nderuara të jurisë: “Është një histori e fuqishme dhe shumë aktuale se si shtypja politike, etnike dhe seksuale ndikon në jetën e individit”. Filmi do të dalë në kinematë zvicerane gjermanishtfolëse më 15 tetor.

The post “Flesh & Fuel” fiton Çmimin Kryesor në Festivalin e Filmit të Cyrihut appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit