minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ftesë në botën e gjuhës, të krijuar nga Drita Ademi - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ftesë në botën e gjuhës, të krijuar nga Drita Ademi

0
Ftesë në botën e gjuhës, të krijuar nga Drita Ademi

“Zhytuni në botën e gjuhës së krijuar nga autorja e njohur shqiptaro-zvicerane Drita Ademi, ndërsa ajo lexon pjesë nga poezitë e saj të ndjeshme dhe romanin e saj `Drita e burgosur`”. Kështu fillon ftesa nga rrjeti letrar zviceran ALIT i cili na fton në një pasdite frymëzuese dygjuhëshe të mbushur me poezi dhe dialog, transmeton albinfo.ch.

E lindur në Prishtinë dhe tani jeton në Zvicër, Drita Ademi është një nga zërat më të shquar dhe origjinalë në letërsinë bashkëkohore shqipe. Ajo u vlerësua me Çmimin prestigjioz Azem Shkreli në vitin 2024 për veprën e saj lirike.

Ajo deri më sot ka botuar shtatë përmbledhje me poezi: Andrra e Gjethe, Vesë mbi Dhimbje, Licht mit Regen (gjermanisht), Me kënd fola,  Kiminle Konuştum (turqisht dhe shqip) În lumina dorumui / Në dritë të mallit (Rumanisht), dhe Life Writes in Braille (Anglisht).

Advertisement

Tani ajo prezanton prodhimin e saj të larmishëm letrar në Cyrih.

Këtë pasdite, ajo do të lexojë pjesë nga poezitë e saj të ndjeshme dhe nga romani i saj i parë në shqip dhe gjermanisht “Dritë e Burgosur”, përkthyer nga Dr. Kurt Goestentschigg.

Diskutimi do të drejtohet nga autorja e njohur kroate e zvicerane, Dragica Rajčić Holzner.

Një pasdite që ndërton ura midis kulturave.

Advertisement

Mbështetur nga Departamenti Kulturor i Kantonit dhe Qytetit të Cyrihut.

ADRESA

Mille et deux feuilles (Librari në Cyrih)
Glasmalergasse 6
8004 Cyrih
Tel. +41 44 291 11 33
1002 F

Koha: E diel, 25 tetor
14:00 – 16:00

Advertisement

Hyrja falas

Rezervime nëpërmjet:

Rezervime me email, website, +41 44 291 11 33

Advertisement

The post Ftesë në botën e gjuhës, të krijuar nga Drita Ademi appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit