Grabitet shtëpia e këngëtarit Blunt: i vidhet bajoneta, kujtim nga Kosova

Shtëpia e yllit të pop muzikës, James Blunt në ishullin fqinj të Majorka, Ibiza, u grabit javën e kaluar, shkruan mallorcamagazin.com.

Lajmi u bë i ditur sot për publikun, nga bashkëshortja e tij, Sofia Wellesley ndonëse grabitja kishte ndodhur tashmë të enjten mbrëma, javën e kaluar.

Shumë gjëra që kanë vlerë personale për muzikantin janë vjedhur me këtë rast, transmeton albinfo.ch. Mes tjerash edhe një bajonetë, kujtim nga koha e tij si ushtar në Kosovë dhe një orë xhepi që dikur i përkiste gjyshit të Blunt-it.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

James Blunt është bërë i njohur për lidhjen e tij të posaçme me Kosovën dhe shqiptarët. Kosovës dhe luftës atje i ka kushtuar njërën ndër këngët e tij më të njohura, “No bravery”.

Ndërsa, kohën që ka kaluar në radhët e ushtrisë britanike të stacionuar në Kosovë, menjëherë pas përfundimit të luftës ai e ka përjetësuar në filmin “Return in Kosovo”, të realizuar në vitin 2007, shkruan albinfo.ch.

The post Grabitet shtëpia e këngëtarit Blunt: i vidhet bajoneta, kujtim nga Kosova appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";