minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“HAREJA” nga Gjeneva përfaqëson denjësisht mërgatën në Festivalin e Vlorës

0
“HAREJA” nga Gjeneva përfaqëson denjësisht mërgatën në Festivalin e Vlorës

Nga 28 deri më 30 maj është mbajtur për të 14-tën herë me radhë në Vlorë festivali “Aulona Folk Internacional Festival”.

Në këtë festival morën pjesë grupe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Moldavia, Bullgaria etj.

Në konkurimin me shumë përzgjedhje, të bërë nga drejtori organizativ i Festivalit Sejmen Gjokoli dhe ekipi i tij u pranua Grupi “HAREJA” nga Zvicra frankofone, gjegjësisht nga Qyteti i Gjenevës, shkruan albinfo.ch.

Advertisement

 

Siç ka theksuar edhe z. Gjokoli, “për herë të parë Festivali po merr dhe një kahje të rëndësishme, me pjesëmarrjen e diasporës shqiptare të Zvicrës”, me grupin HAREJA drejtuar nga Znj.Afërdita Krasniqi. Ndaj, bashkë me mirëseardhjen urojmë që kjo të vazhdojë edhe në edicionet e tjera”.

Grupi “HAREJA” përbëhet nga bashkatdhetarë që vijnë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ai ka  një repertor të pasur pa kufizim kufijsh dhe zhanresh, duke filluar nga kënga e traditës, kënga qytetare e krahinave të ndryshme shqiptare, etj.

Advertisement

Grupi nga Gjeneva është prezantuar me këngët e njohura si : “Oj zogo” nga Bardh Ramadani, shoqëruar në koral me version polifonik pastaj “Mora testin” kënduar nga Afërdita Krasniqi me korin, “Tumankuqja” këngë çame si dhe dueti Afërdita&Shpejtim Krasniqi me këngën “Dashurisë”.

Disa nga këngët u shoqëruan nga korali në këndim  me shumë zëra dhe lëvizje koreografike elegante, për çfarë dhe u komplimentua grupi HAREJA.

Advertisement

Programi i grupit nga Gjeneva u prezantua edhe nga moderatorja e mirënjohur  Silvana Braçe. Sipas saj, ky grup, meriton vlerësim për kulturën tonë që mban gjallë dhe për pjesëmarrjen e diasporës në këtë festival në atdhe, krahas grupeve tjera nga treva të ndryshme shqiptare”.

Në kuadër të festivalit është mbajtur edhe parada e gjithë grupeve, me flamujt e vendeve nga vinin, me kostumet e tyre kombëtare, me ritmet dhe meloditë e ndryshme. Parada ka bashkuar të gjithë: artistë, spektatorëdhe populli. E gjithë kjo, sfond natyror kishte bregdetin e bukur shqiptar të Vlorës.

Advertisement

Televizioni kombëtar, RTSH mbuloi mediatikisht 3 netët e festivalit të mbështetur nga Bashkia e Vlorës dhe Ministria e Kulturës-Tiranë.

Grupi “HAREJA” është kthyer me vlerësim nga drejtori organizativ i Festivalit por dhe nga grupet e tjera shumë cilësore shqiptare dhe të huaja, shkruan albinfo.ch. Artistet dhe artistët shqiptarë nga Gjeneva janë kthyer me zemrat plot tinguj e këngë dhe me kënaqësinë që diaspora Shqiptare e Zvicrës  në Aulona Internacional Festival /Vlorë 2022, u përfaqësua dhe u vlerësua për “Kontribut në traditë e kulturën mbarëshqiptare”.

 

Advertisement

 

The post “HAREJA” nga Gjeneva përfaqëson denjësisht mërgatën në Festivalin e Vlorës appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit