minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Haxhiu: Etnofest është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Haxhiu: Etnofest është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë

0
Haxhiu: Etnofest është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar Etnofestin në fshatin Kukaj, ku e cilësoi këtë festival si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, përcjell albinfo.ch.

Haxhiu tha se Etnofesti, i cili prej vitesh organizohet në Kukaj, është shndërruar në një hapësirë ku ruhen dhe promovohen traditat, arti dhe identiteti kulturor shqiptar. Ajo theksoi se festivali ka krijuar një lidhje të veçantë me publikun dhe vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në jetën kulturore të Kosovës.

Sipas saj, organizime të tilla janë të rëndësishme jo vetëm për promovimin e trashëgimisë kulturore, por edhe për zhvillimin e turizmit kulturor dhe për afrimin e brezave të rinj me traditat shqiptare.

Advertisement

Edicioni i 16-të i Etnofestit po mbahet nga 3 deri më 10 gusht në Kukaj të Prishtinës, me një program që përfshin shfaqje teatrore, koncerte, ekspozita, promovime librash dhe aktivitete të tjera artistike.

The post Haxhiu: Etnofest është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit