minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ilir Xheladini vjen me romanin e tij të dytë në gjuhën frënge

0
Ilir Xheladini vjen me romanin e tij të dytë në gjuhën frënge

Ilir Xheladini bën pjesë në numrin e vogël të autorëve shqiptarë të Zvicrës që shkruajnë dhe botojnë në gjuhën e vendit mikpritës. Konkretisht, duke qenë se jeton në pjesën frankofone, Ilir shkruan në gjuhën frënge.

Vite më parë ai ka botuar romanin për fëmijë jë roman për fëmijë, me titullin “Midax-Merimanga kurioze”, i cili pastaj është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Së fundi, Xheladini është paraqitur edhe me romanin tjetër, kësaj radhe për të rritur, “Le Carrefour des destins” (Udhëkryqi i fateve).

Advertisement

Libri i tij më i ri është publikuar nga shtëpia botuese “Iliredition Jeunesse” e themeluar dhe drejtuar nga vetë Iliri. Përmes kësaj shtëpie botuese ai ka nxjerrë në dritë edhe një numër librash të tjerë. Deri në fund të vitit, numri i librave të botuar do të arrijë në 15, të gjithë nga autorë zviceranë dhe në gjuhën frënge përveç  përkthimit në shqip të romanit të tij “Midax-Merimanga kurioze”.

Ilir Xheladini thotë për albinfo.ch se shtëpia Iliredition ka filluar të zhvillohet dhe të njihet nga libraritë e mëdha në Zvicrën Romande. Ndërsa të mërkurën ka dalë në shitje edhe romani i përmendur, “Le Carrefour des destins”.

Romani ka për subjekt një takim të rastësishëm i cili mund ta ndryshojë kahjen e jetës, për të mirë ose për të keq. Në libër përshkruhet jeta e katër personazheve (2 amerikanë, një vajzë e re shqiptare dhe një komandant paramilitarësh serbë.

Advertisement

“Luftën e Kosovës e tregoj përmes syve dhe urrejtjes së këtij të fundit, komandantit të “çakajve”, ndaj shqiptarëve. Nga  lexuesit testues, romani është pritur shumë mirë”, thotë më tutje Xheladini për albinfo.ch.

Për fund, ai njofton se më 6 nëntor, nga ora 10.30 deri në orën 12.00 do të bëjë nënshkrimin e librit për blerësit e tij, në librarinë e njohur të Neuchatel-it, “Payot”.

Autori, duke i dhuruar romanin e tij më të ri trajnerit të Kombëtares Kosovare të Futbollit, Bernard Challandes

Advertisement

The post Ilir Xheladini vjen me romanin e tij të dytë në gjuhën frënge appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit