minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Interesim i madh për filmin “Zgjoi”, në Lozanë

0
Interesim i madh për filmin “Zgjoi”, në Lozanë

Të enjten, më 7 prill, komuniteti shqiptar i Lozanës pati rastin për të shikuar premierën e filmit “Zgjoi”. Në këtë event ishin të ftuar politikanë shqiptarë dhe studentët e Lozanës, në një sallë që ishte mbushur përplot, shkruan albinfo.ch.

Madje kishte njerëz që prisnin mos anulohej ndonjë biletë në mënyrë që të mundeshin të shikonin filmin, i cili preku zemrat e publikut shqiptar, por edhe të zviceranëve që ishin aty.

Advertisement

‘’Zgjoi’’ ishte filmi që zgjoi sallën.

Duhet shtuar se madje, në momentin e fundit u bë ndërrimi i sallës, duke u vendosur në një sallë më të madhe, pasi të interesuarit ishin të shumtë.

Pas filmit u prezantua regjisorja Blerta Basholli, e cila tregoi përgatitje dhe gatishmëri për t`iu përgjigjur pyetjeve të shumta që publiku ia parashtronte asaj.

Advertisement

Blerta tregoi edhe lidhur me përgatitjen e filmit të ri, i cili bën fjalë mbi jetën e saj në Prishtinë në vitet `90-a të shekullit të kaluar, jetën e një adoloshenteje, e cila ka përjetuar gazin lotsjellës, demonstratat, jetën në Prishtinë.

Projeksioni i filmit “Zgjoi” zgjati 1 orë e 24 minuta, kurse biseda me regjisoren dhe publikun zgjati afërsisht po aq, 1 orë e 15 minuta. Publiku donte të njihte pjesën “prapa kuintave” të filmit.

Seancat e filmit do të vazhdojnë të shfaqen dhe ditët e tjera, në Lozanë dhe në Gjenevë.

Në sytë e publikut kishte emocione e shpresë. Shpresë që filmi të ndikojë në çështjen e të zhdukurve të luftës në Kosovë. Një dramë që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Advertisement

Autore: Zamira Bytyqi

The post Interesim i madh për filmin “Zgjoi”, në Lozanë appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit