minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kanada: Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, sjell “Traviata” e Xhuzepe Verdit

0
Kanada: Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, sjell “Traviata” e Xhuzepe Verdit

Artdashësit shqiptarë do të kenë rastin të shohin nga afër interpretimin e tenorit shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, në rolin e Alfredos në operën e njohur “Traviata” e kompozitorit italian Giuseppe Verdi. Kjo është hera e parë që Lahaj do të performojë në këtë qytet të Kanadasë, përcjell albinfo.ch.

Ramë Lahaj është duartrokitur në opera të ndryshme, si “La Boheme” në Teatrin Bolshoi, “La Traviata” në Operan e Parisit dhe së fundmi “Rigoletto” vjen këtë muaj në Montreal të Kanadasë.

Shfaqja e “Traviatës” për këtë sezon shënohet në kalendarin e sallës më të madhe artistike Wilfried Pelletier (Place des Arts) në datat 4, 7, 9, 12 dhe 14 maj 2024 në zemër të Montrealit. Orkestra Metropolitane dhe Kori i Operas Montreal do drejtohen nga dirigjenti kanadez, Jordan De Souza. Në krah të tenorit shqiptar Ramë Lahaj do të përformojnë artistë të Amerikës së Veriut, si sopranoja amerikane Talise Trevigne (Violeta) si dhe baritoni kanadez James Westman (Zhermoni).

Advertisement

The post Kanada: Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, sjell “Traviata” e Xhuzepe Verdit appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit