minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Katër vjet nga vdekja e këngëtares Nexhmie Pagarusha

0
Katër vjet nga vdekja e këngëtares Nexhmie Pagarusha

Sot mbushen katër vjet nga shkuarja në amshim e këngëtares Nexhmie Pagarusha, e njohur si Bilbili i Kosovës, përcjell albinfo.ch.

E lindur në maj 1933 në Malishevë, Nexhmie Pagarusha kishte filluar karrierën e saj muzikore në vitin 1948 në Radio Prishtinë. Më 1984 ajo përmbylli karrierën si këngëtare.

Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm.

Advertisement

Përveç këngëtare, ajo ishte edhe aktore filmi e teatri. Për vlerat e punës ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga Presidenca e Shqipërisë, ndërsa Presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”.

Nexhmije Pagarusha vdiq në moshën 86-vjeçare. Ajo la pas vetes plot pesë albume e 88 këngë, prej tyre më të njohurat “Baresha” dhe “Zambaku i Prizrenit”.

Ajo do të mbahet mend si një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare.

 

Advertisement

The post Katër vjet nga vdekja e këngëtares Nexhmie Pagarusha appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit