minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kino Kosova, me edicionin e tretë këtë vit në Bernë nga 14 deri 18 shtator 2022

0
Kino Kosova, me edicionin e tretë këtë vit në Bernë nga 14 deri 18 shtator 2022

Pas suksesit të madh të dy edicioneve të para, Kino Kosova vazhdon me edicionin e tretë këtë vit në Bernë nga 14 deri 18 shtator 2022, duke shfaqur filma aktualë nga Kosova dhe diaspora. Edicioni i sivjetshëm i festivalit ka në fokus gratë kineaste nga Kosova, përcjell albinfo.ch.

Filmat e zgjedhur të metrazhit të shkurtër, dokumentarë dhe artistikë tregojnë perspektiva të ndryshme nga vendi akoma i ri dhe pasqyrojnë marrëdhëniet e veçanta midis Zvicrës dhe Kosovës. Përveç filmave, audienca do të ketë mundësi për të takuar regjisorë dhe artistë – në diskutime në panel, si dhe krahas shfaqjes së filmave, do të ketë lexime dhe koncerte.

Kino Kosova organizohet nga KULTURALINK – organizatë me bazë në Bernë që punon kryesisht me art dhe kulturë.

Advertisement

Në mënyrë që edicioni i tretë i Kino Kosova të rezultojë i suksesshëm, inkurajohet pjesëmarrja më masive nga komuniteti jonë dhe më i gjërë. /Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë

 

 

Advertisement

The post Kino Kosova, me edicionin e tretë këtë vit në Bernë nga 14 deri 18 shtator 2022 appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit