minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Koncert inaugurues për Operën e Kosovës

0
Koncert inaugurues për Operën e Kosovës

Sonte në Prishtinë është mbajtur koncerti inaugurues i Operës së Kosovës.

Të pranishëm në këtë ngjarje janë parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku, si dhe shumë personalitete të tjera nga bota e kulturës, përcjell albinfo.ch.

Opera e Kosovës ndonëse është themeluar si institucion, akoma nuk e ka ndonjë objekt apo një lokacion, dhe për këtë përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, kanë bërë të ditur se kjo pritet të bëhet në fillim të vitit 2022, në muajt janar dhe shkurt, kur dhe do të ndahet buxheti për Operën e Kosovës.

Advertisement

“Sonte mbi 170 profesionistë të muzikës, talente të dalë nga ky vend, Kosova, e që veprojnë me sukses këtu e në skena të ndryshme botërore, u bënë bashkë në koncertin inaugurues të Operës së Kosovës. Ky institucion i rëndësishëm e i sapothemeluar e nisi programin me vënien në skenë të operës “Goca e Kaçanikut ” nga kompozitori ynë i madh, Rauf Dhomi, nën dirigjimin e Edon Ramadanit. Ky është fillim i mbarë për një rrugëtim të gjatë dhe shpresëdhënës të muzikës operistike në Kosovë. Sonte shteti ynë bëri një hap të ri e të rëndësishëm në aspektin institucional kulturor, e teksa për dekada me radhë janë formuar artistë të shkëlqyer të këtij arti të cilët kanë shkëlqyer nëpër teatrot operistikë anembanë botës, tash e tutje ata do ta kenë mundësinë të shfaqen edhe në vendin e tyre”, ka shkruar ministri Ceku në rrjetet sociale.

The post Koncert inaugurues për Operën e Kosovës appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit