
Koncerti tradicional i Vitit të Ri i Filarmonisë së Vjenës, për shkak të pandemisë, këtë vit u mbajt pa spektatorë.
Me 1 janar të këtij viti, filarmonia nën drejtimin e dirigjentit italian Rikardo Muti, u prezantua në sallën e zbrazët, për herë të parë që nga themelimi i këtij koncertit në vitin 1939.
Violinisti i mirënjohur shqiptar, cili jeton në Vjenë, Shkëlzen Doli edhe këtë vit ishte pjesë e orkestrës.
Që të plotësohej zbrazëtia, veçanërisht polkat dhe marshet që tradicionalisht janë në program, televizioni austriak ORF emitonte duartrokitje të spektatorëve.
Rreth 50 milionë shikues dhe adhurues të muzikës klasike nga e gjithë bota mundën të shijojnë tingujt e krijuar nga Strauss apo edhe të tjerë kompozitorë të famshëm.
The post Koncerti i Vjenës pas 80 vjetëve u mbajt pa publik, Shkëlzen Doli pjesë e orkestrës appeared first on Albinfo.