minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Koncerti vjenez i Vitit të Ri, një koncert për shpresën

0
Koncerti vjenez i Vitit të Ri, një koncert për shpresën

Koncerti i Vitit të Ri i Filarmonisë së Vjenës ka të bëjë me kapërcimin e krizës së COVID-19 së bashku, tha dirigjenti i këtij viti, Riccardo Muti.

“Ne thjesht kemi nevojë për shpresë. Edhe pa publik në sallë, por me audienca në të gjithë botën, ne dërgojmë këtë mesazh të paqes, shpresës”, u shpreh ai.

“Muzika, pjesa më e madhe e përbërë nga anëtarët e familjes Strauss e famshme për valset e saj, shpreh gëzim dhe nostalgji, por edhe trishtim dhe është, mbi të gjitha, një dhuratë për dëgjuesit”, shtoi Muti, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.

Advertisement

Koncerti nga salla e koncerteve Musikverein e Vjenës do të jepet përpara vendeve bosh dhe do të transmetohet nga transmetuesi austriak ORF në më shumë se 90 vende të premten, për herë të gjashtë.

Disa pjesë do të luhen për herë të parë në Koncertin e Vitit të Ri, mes tyre “Grubenlichter” i Carl Zeller, polka “In Saus und Braus” nga Carl Milloecker dhe “Bad’ner Mad’ln” nga Karl Komzak.

The post Koncerti vjenez i Vitit të Ri, një koncert për shpresën appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit