
Siparantum Choir do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në festivalin prestigjioz ndërkombëtar “Songs of Europe”, që mbahet nga 19 deri më 23 nëntor 2026 në Pragë të Çekisë. Kori do të prezantohet me katër koncerte, duke promovuar muzikën korale dhe krijimtarinë bashkëkohore shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Programi i paraqitjeve nis më 19 nëntor në sallën koncertale të Konservatorit të Pragës. Më 20 nëntor, kori do të performojë në dy koncerte të tjera, ndërsa më 21 nëntor do të marrë pjesë në koncertin gala “Songs of Europe”, në sallën Smetana.
Pjesëmarrja në këtë festival shënon një tjetër hap në rrugëtimin ndërkombëtar të Siparantum Choir dhe një mundësi për promovimin e kulturës dhe identitetit të Kosovës në skenën evropiane.
Për realizimin e këtij udhëtimi, kori ka falënderuar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Çeki dhe ambasadoren Albesjana Iberhysaj-Kapitaj për mbështetjen, si dhe organizatën ChoralSpace, donatorët, sponsorët dhe të gjithë përkrahësit që kontribuuan në këtë rrugëtim./Albinfo.ch
The post Kori Siparantum përfaqëson Kosovën në festivalin prestigjioz koral në Pragë appeared first on Albinfo.