minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosova e Izraeli, marrëveshje për bashkëprodhimin e filmave

0
Kosova e Izraeli, marrëveshje për bashkëprodhimin e filmave

 

Bëhet e ditur se në kuadër të PriFest-it, është mbajtur panel diskutimi me temën “Prezantimi i marrëveshjes së bashkëprodhimit Izrael-Kosovë”, përcjell albinfo.ch.

Hajrullla Çeku, ministër i Kulturës, tha se është shumë i gëzuar për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe se, sipas tij, kjo do t’u krijojë shumë mundësi producentëve dhe krijuesve të filmit.

Advertisement

“Jam shumë i lumtur për arritjen e marrëveshjes për filmin dhe besoj se kjo u jep vlerë më të madhe marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit”.

“Të gjithë prodhuesit e filmave dhe producentët duhet ta konsiderojnë këtë një mundësi të madhe. Mendoj që një numër i projekteve janë realizuar, e di që ka më shumë që duhet të vijnë, shumë reforma janë bërë gjatë dy vjetëve”, tha ai. Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammar Ziv, tha se Kosova dhe Izraeli kanë shumë të përbashkëta, e sipas saj, ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm. “Së pari jam shumë e lumtur që jam këtu, është eventi i parë për Kosovën edhe Izraelin që janë duke bashkëpunuar për filmin. Kemi 12 filma që po shfaqen këtu”. “Ne besojmë në diplomacinë publike. Besoj shumë që të dyja shtetet sëbashku mund të bëjmë për skenën e filmit. Ne ndajmë një kulturë të vjetër. Jam shumë optimiste se do të jetë një fillim i mirë i bashkëpunimit”, tha ajo.Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, tha se Kosova është një vend i vogël, por që ka potencial të madh dhe se artistët janë diplomatët më të mëdhenj, raporton EO.“Kjo marrëveshje është vetëm e para, do të ketë edhe shumë të tjera. Jemi të vegjël, por kemi potencial të madh”, tha ajo.

The post Kosova e Izraeli, marrëveshje për bashkëprodhimin e filmave appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit