minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Escobar: Kosova nuk është Serbi/ “Të dyja vendet i përkasin Europës, duhet marrëveshje”

0
Escobar: Kosova nuk është Serbi/ “Të dyja vendet i përkasin Europës, duhet marrëveshje”

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, kanë thënë për mediat serbe se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në BE, por pas normalizimit të marrëdhënieve.

 

Escobar ka theksuar se duhet të REFUZOHET narrativa se Kosova është Serbi.

 

Advertisement

 

GABRIEL ESCOBAR

I DËRGUARI I SHBA PER DIALOGUN

 

Advertisement

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet strategjik i Serbisë. Kosova ka thënë shumë herë se dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe strukturat e tjera evropiane. Prandaj, dialogu është mekanizmi me të cilin do të zhbllokohet gjithçka. Gjithashtu duhet të largohemi nga narrativa se Kosova është Serbi dhe të shkojmë drejt narrativës se Kosova dhe Serbia janë Evropë.

 

 

Ndërsa Lajçak ka pohuar se rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët është përmes dialogut dhe se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin është urgjente, pasi status quo-ja nuk është e qëndrueshme.

Advertisement

 

 

MIROSLAV LAJÇAK

I DËRGUARI I BE PËR DIALOGUN

Advertisement

Ne flasim pothuajse çdo ditë me dy liderët për të shmangur tensionet më të mëdha dhe për të filluar të flasim më shumë për tablonë më të gjerë. Të mos harrojmë se procesi i normalizimit është i lidhur me rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë, nuk do të ketë anëtarësim në BE për asnjë palë pa normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe ata e dinë këtë.

 

 

Lajçak është shprehur optimist PËR një marrëveshje gjithëpërfshirëse pasi të dy liderët janë pro normalizimit.

Advertisement

 

 

MIROSLAV LAJÇAK

I DËRGUARI I BE PËR DIALOGUN

Advertisement

 

Anëtarësimi në union është një synim strategjik i Kosovës dhe i Serbisë dhe jam i bindur se progresi në dialog do të jetë i pashmangshëm dhe fakti që të dy liderët tani janë gati të takohen rregullisht në Bruksel është një shenjë e përkushtimit të tyre për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve.

 

 

Advertisement

Të dërguarit e BE dhe SHBA janë angazhuar intensivisht muajt e fundit për të arritur një marrëveshje finale mes Prishtinës dhe Beogradit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit