minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosova e Shqipëria me stendë të përbashkët në Panairin e Librit në Frankfurt

0
Kosova e Shqipëria me stendë të përbashkët në Panairin e Librit në Frankfurt

Shqipëria dhe Kosova janë bashkë në Panairin e madh të Librit në Frankfurt të Gjermanisë, i cili hapi dyert për lexuesit pas një viti të vështirë dhe mungese për shkak të pandemisë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh sot se, “mes 70 vendeve pjesëmarrëse nga e gjithë  bota, Shqipëria dhe Kosova janë të pranishme me një stendë të përbashkët, duke prezantuar kështu librin shqip”.

“Ky prezantim i përbashkët u bë i mundur falë angazhimit të përbashkët të Ministrive të Kulturës së dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, Shoqatës së Botuesve të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, tha Margariti, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.

Advertisement

“Shqipëria merr pjesë nën logon e QKLL si dhe Ministrisë së Kulturës. Kosova bashkë me Shqipërinë janë të pranishme me një përfaqësim dinjitoz në sallën 4, sallë e botuesve dhe shteteve ndërkombëtare si: Belgjika, Italia, shtetet e Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore, Turqia, Holanda, Evropa Veriore, Irani e të tjerë”, theksoi Margariti

 

The post Kosova e Shqipëria me stendë të përbashkët në Panairin e Librit në Frankfurt appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit