
Kosova po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt, ku po prezanton botime të ndryshme që pasqyrojnë letërsinë, kulturën dhe krijimtarinë shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Në ditën e hapjes së panairit, stendën e Kosovës e vizituan Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Frankfurt, Gëzim Gashi, dhe konsulli Hyzri Bunjaku.
Përfaqësimi i Kosovës në këtë ngjarje ndërkombëtare organizohet nga Shoqata e Botuesve të Librit, me synimin për t’i prezantuar publikut një përzgjedhje të titujve dhe botimeve shqiptare.
Stenda e Kosovës gjendet në Pavijonin 3.1, numri B27, ndërsa panairi do të jetë i hapur deri të dielën, më 18 tetor.
Bashkatdhetarët dhe të gjithë të interesuarit për librin janë të ftuar ta vizitojnë shtandin dhe të njihen nga afër me botimet shqiptare.
Nga: Drin Reçica | Albinfo.ch
The post Kosova prezanton letërsinë shqiptare në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt appeared first on Albinfo.