minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Kosova shkëlqen në Pragë: Orkestra “Amadeus” fiton Medaljen e Artë dhe katër çmime ndërkombëtare - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosova shkëlqen në Pragë: Orkestra “Amadeus” fiton Medaljen e Artë dhe katër çmime ndërkombëtare

0
Kosova shkëlqen në Pragë: Orkestra “Amadeus” fiton Medaljen e Artë dhe katër çmime ndërkombëtare

Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” nga Kosova ka arritur një sukses të rëndësishëm në festivalin ndërkombëtar të orkestrave “Musica Orbis”, të mbajtur në Pragë të Çekisë, duke u vlerësuar me katër çmime.

Orkestra u shpërblye me Çmimin e Parë dhe Medaljen e Artë (Gold Medal), ndërsa mori edhe tri vlerësime të tjera të rëndësishme. Violinisti Elton Syla, koncertmjeshtër i orkestrës, u nderua me çmimin special si violinist solist, ndërsa Princ Fanaj u shpall violinisti më entuziast nga grupi i violinave të para. Po ashtu, Orkestra “Amadeus” fitoi edhe Çmimin e Publikut, duke marrë vlerësimin e adhuruesve të festivalit, transmeton albinfo.ch.

Foto: Visar Kadrolli

Ky sukses përfaqëson një tjetër dëshmi të talentit dhe përkushtimit të të rinjve muzikantë nga Kosova, të cilët po prezantojnë vendin me dinjitet në skenën ndërkombëtare.

Advertisement

Merita për këtë arritje i atribuohet edhe stafit drejtues dhe pedagogjik të shkollës “Amadeus”, me dirigjentin Vehbi Shosholli, drejtoreshën Hana Petrovci, zëvendësdrejtoreshën Vanesa Petrovci Shabani, koordinatoren Arta Rexhepi dhe gjithë ekipin që ka kontribuar në përgatitjen e orkestrës.

Foto: Visar Kadrolli

Me këtë rezultat, Orkestra “Amadeus” vazhdon të promovojë vlerat artistike të Kosovës dhe të sjellë suksese në arenën ndërkombëtare.

The post Kosova shkëlqen në Pragë: Orkestra “Amadeus” fiton Medaljen e Artë dhe katër çmime ndërkombëtare appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit